Transmetuar më 11-12-2022, 12:56

Kina ka vendosur në misionet e testimit të fluturimit tre avionë “AG600M”.

Ky është një model zjarrfikës me konfigurim të plotë që i përket familjes së avionëve të mëdhenj amfibë, “AG600”.

Prototipi i tretë i avionit zjarrfikës “AG600M” përfundoi me sukses misionin e tij të parë testues të fluturimit në Zhuhai, provinca Guangdong e Kinës jugore, njoftoi Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC), prodhuesi kryesor i avionëve në vend, citon noa.al, agjencinë e lajmeve “Xinhua”.

Gjatë fluturimit 13-minutësh, avioni kreu një sërë testesh të planifikuara fluturimi.

Ai performoi mirë dhe të gjitha sistemet e tij funksiononin në mënyrë të qëndrueshme, njoftoi korporata.