Transmetuar më 04-01-2023, 15:20

TIRANË- Shefi i Urgjencës, pranë QSUT, Eqerem Hasani ka treguar se rastet që kanë shkuar në urgjencë natën e ndërrimit të viteve.

“30 raste janë paraqitur në urgjencë natën e ndërrimit të viteve. Flukset nisin pas orës 00:00 dhe vijojnë deri në orën 12:00 të 1 janarit" tregon ai.

Doktori shpreh shqetësimin për ardhjen e pacientëve të cilët anashkalojnë qendrat shëndetësore për tu vizituar në urgjencë duke krijuar vështirësi.

Pacientët i drejtohen urgjencës kryesisht për të bërë lavazh. Por a ka pasur më shumë femra apo meshkuj?

“Raporti është 3 meshkuj me 1 vajzë . Por vajzat e dehura janë shumë agresive edhe në fjalor, ndërsa burrat e dehur janë të dhunshëm fizikisht. Ka ardhje të pajustifikuara në urgjencë. Unë po i bëj apel edhe sot, që pacientët me temperature 37.8.duhet të drejtohet në qëndrat shëndetësore dhe jo në urgjencën tonë. Aty bllokohen hapësirat fizike dhe jo vetëm. Nga këto raste kemi çdo ditë dhe janë të përsëritura. Duke ardhur me problematika të vogla e që vijnë nga rrethet janë të pa justifikuara”, deklaroi mjeku i urgjencës Eqerem Hasani i ftuar në emisionin “Ditë e Re”.