Transmetuar më 25-01-2023, 13:23

TIRANË- Aktorja Delinda Disha është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme teksa qarkullonte me makinë nëpër Tiranë. Ajo pretendon se ka hasur një efektiv policie, i cili e ka ngacmuar seksualisht. Madje, aktorja dhe moderatorja, as nuk kanë nguruar që të nxjerrin emrin e personit në fjalë duke ia qarkuar tek gjoba që i kishte vendosur.

“Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh…. Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska. Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe kalojnë kufinjtë e komunikimit, nuk respektojnë uniformën,”-shkruan Delinda, duke i bashkangjitur gjobën e marrë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim lidhur me pretendimet e aktores.