Transmetuar më 31-03-2023, 20:32

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Zvicër, teksa dy trena kanë dalë nga shinat.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pak para orës 17:00, pranë stacionit të Buren zum Hof, ku mësohet se dy trena kanë dalë nga shinat pothuajse njëkohësisht në dy zona të ndryshme. Policia njofton se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona.

Pararakisht shkak dyshohet të jetë bërë kushtet e këqija atmosferike dhe erërat e forta në këtë zonë. Një pjesë e trenit u përmbys dhe trenat e tjerë në seksion duhej të ndaleshin. Ekipet e shpëtimit ishin në vend në orët e para të mbrëmjes.

Pothuajse në të njëjtën kohë, një tren i operuar nga kompania mobil Aare Seeland doli nga shinat në Lüscherz, në bregun jugor të liqenit Biel. Në atë aksident kanë mbetur të plagosur edhe disa persona.

Erërat e stuhishme përfshinë disa rajone në veri të Alpeve të premten, me rrebesh deri në 122 kilometra në orë.