Transmetuar më 25-05-2023, 20:36

Tiranë- Një aksident masiv ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Brigadave në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Katër automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar kaos dhe bllokim të trafikut.

Nga pamjet duket se si dëshmitarët nxitojnë të nxjerrin pasagjerët nga makinat e dëmtuara.

Deri tani raportohet pët tre të plagosur.

Ndërkohë ka reaguar edhe policia në lidhje me këtë aksident:

Sipas policisë, më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Burimi: JOQ