Transmetuar më 10-08-2023, 14:13

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “La Stampa”, ku ka folur në lidhje me ecurinë e sezonit turistik në vendin tonë.

Rama ka deklaruar se Shqipëria tashmë ka barazuar Greqinë dhe ka kaluar Italinë për numrin e turistëve që ka pritur, teksa shton se shqiptarët e kanë mposhtur paragjykimi nse janë “kriminelë, mafiozë, emigrantë të varfër”.

Intervista e plotë:

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po pushon, vetëm pak ditë, në shtëpinë e tij të pushimit në Dhërmi, aeroporti i kryeqytetit shqiptar nuk fle kurrë. 200 fluturime nga muzgu në agim, pa llogaritur transportin tokësor apo detar.

Nga Shkodra, në Adriatik, në Sarandë dhe ishujt e Ksamilit në Jon, çmimet e ulëta të shtëpive përqafojnë resortet dhe makinat e shtrenjta që drejtohen nga shqiptarë shumë të rinj që banojnë në jashtë vendit.

Lideri socialist shijon shpengimin e vendit dhe poston edhe një meme vetë-ironizuese: Vlora e vitit 1991 plot njerëz të dëshpëruar drejt Italisë dhe një fotomontazh me të njëjtat skena, por këtë herë ata që largohen nga anija janë pushuesit italianë në vendin e shqiponjave.

Fillimisht ai shpjegon fenomenin e titullit “Maldivet e Mesdheut” të përdorur në mënyre frekuente për të përshkruar Shqipërinë, duke thënë se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj (Italia). Por kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35 për qind të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Në fillim të mandatit tim (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350 mijë kalime në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, zbuloi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se sot vijnë turistët dhe përzihen me dëshirë me shqiptarët: “Ka ndryshuar qasja në dallim nga e kaluara që paragjykoheshin si kriminelë, mafioz, emigrantë të varfër”.

“Për tre apo katër vjet më në fund ka pasur një ndryshim imazhi. Deri para disa vitesh vuanim nga paragjykimi i krijuar në vitet ’90, të të qenit gjeneralisht kriminelë, mafioz, emigrantë të varfër që ëndërrojnë “Lamericën”, siç thoshte Gianni Amelio.

Sot vijnë turistët dhe përzihen me dëshirë me njerëzit tanë, era ka ndryshuar. Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por kujdes: nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive, vetëm kostoja e ulët mund të shkatërrojë të ardhmen dhe të lërë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”, tha kryeministri.

Rama shtoi se Shqipëria ka barazuar Greqinë dhe sapo ka kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë.

“Ne kemi barazuar Greqinë dhe sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë. E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë për të në këto vite të Rilindjes Shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë”, shtoi ai.

Duke mbajtur frerët e entuziazmit, Rama kujton se autoritetet shqiptare nuk duan të bien “në grackën e mjaltit”, pasi shifrat e sotshme mund të mashtrojnë brezat e ardhshëm.

“Turizmi masiv nuk është i qëndrueshëm për mjedisin. Duhet ekuilibër për të mbrojtur natyrën. Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Po vrapojmë kundër erës”, pohoi kryeministri.

Sa i takon lidershipit nga pikëpamja energjetike, kryeqeveritari solli në vëmendje se dy kompani të rëndësishme si “Shell” dhe “Eni” po zhvillojnë operacione të mëdha për gaz dhe naftë në tokën shqiptare të paeksploruar.

Në këtë pikë, ai thumboi gjatë intervistës edhe pozicionin e investimeve italiane në vendin tonë.

“Italia është një aleat shumë i fortë. Nëse do të ishte e zgjuar dhe do të ishte në lartësinë e reputacionit të saj, do të kishte bërë shumë më tepër investime. Mendoj se dinakëria ekonomike e vendit tuaj është më shumë një mit sesa realitet”, tha Rama për La Stampa-n.