Transmetuar më 13-08-2023, 17:03

Kjo e diel ka shënuar një fluks të shtuar të turistëve italianë që kanë ardhur me traget në portin e Vlorës për të pushuar në vendin tonë

Pothuajse jemi në prag të Ferr Agosto kur shtetasit italianë marrin pushimet dhe duket që një pjese e mirë kanë zgjedhur Shqipërinë dhe kryesisht bregdetin e jugut këtë vit për të eksploruar. Nga dy tragetet e mëngjesit që kanë arritur nga Brindisi kane zbritur në Vlorë rreth 2300 pasagjerë kryesisht të rinj italianë.

“Vij për herë të parë , vij nga Pulia”, tha një turist.

“Do të ndalemi në Vlorë dhe në Ferr Agosto do të zhvendosemi në Sarandë. Ka shumë të rinj që po vijnë”, tha një tjetër turist.

“Nga Napoli, do të shëtisim me biçikletë. Po, po të gjithë, ja shiko”, tha turistja.

“Itali, Napoli, po për pushime. Shkojmë në Sarandë. Janë shumë miq të tjerë që po vijnë”, tha turisti.

“Po, vij për pushime te Ferr Agosto. Do të shkojmë në Sarande. Po vijnë shumë të tjerë”, tha një tjetër turiste italiane.

“Nga Bari.Vij për herë të parë, do të shkojmë në Sarandë”, tha turisti.

“Provinca e Napolit, po vijnë shume nga vendi im. Është hera e parë në Shqipëri. Kemi dëgjuar përshtypje të mira”, tha turistja.

Për të përballuar fluksin e shtetasve italianë që po mbërrijnë dhe një fluks edhe më i madh pritet pas datës 15 gusht, policia kufitare ka vënë në dispozicion 10 pika kontrolli të dokumentacioneve, por sërish janë krijuar radhë të gjata.TCh