Transmetuar më 19-08-2023, 18:40

Shqipëria ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat nuk kanë reshtur së dedikuari artikuj për bukurinë natyrore dhe çmimet e ulta të Shqipërisë dhe se si çdo vit e më shumë turistë po e vizitojnë.

Së fundmi ka qenë “Financial Times” që i ka dedikuar vendit tonë një shkrim, ku thuhej se këtë vit një numër i madh italianësh kanë vizituar Shqipëinë.

Mirëpo me këtë shkrim nuk ka qenë dakord ish banori i Big Brother, Krist Aliaj. Ai ka komentuar në shkrimin e “Financial Times”:

“Opinioni jopopullor: është pikërisht kaosi që vjen nga krimi i organizuar – korrupsioni – infrastruktura e keqe – shërbimi i ulët – elita e pasur e re – narkokultura… që tërheq turistët – jo vetë kostoja e ulët”, ka shkruar Kristi.