Transmetuar më 30-10-2023, 14:05

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadorët e QUINT-it. Përmes një postimi në "X", ai shkruan se i informoi ata rreth zhvillimeve të fundit në dialogut Kosovë-Serbi.

Kreu i Kosovës shprehu mirënjohjen e tij për BE-në dhe SHBA-në në përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Kurti gjithashtu shtoi se Serbia po vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Themelore.

POSTIMI I PLOTË:

Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovë për t’iu ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke i shprehur mirënjohjen BE-së dhe SHBA-së për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.