Transmetuar më 02-11-2023, 07:00

Kompania e rrjeteve sociale Meta ka vendosur të bëjë dy platformat më të ndjekura nga njerëzit Instagram dhe Facebook me pagesë në Bashkimin Europian dhe Zvicër, duke filluar nga ky muaj. Risia e këtij fakti është se versionet me pagesë të Facebook dhe Instagram nuk do të kenë më reklama. Ndërkohë që ata që do të mbajnë versionin falas të mediave sociale do të jenë në gjendje të marrin reklama dhe të vazhdojnë të ofrojnë të dhënat e tyre për to.

Kostoja e Facebook dhe Instagram ndryshon në varësi të vendndodhjes ku abonoheni. Nëse e bëni këtë nëpërmjet web-it do të paguani 9,99 euro në muaj. Nëse e bëni këtë përmes aplikacionit, kostoja do të jetë 12,99 euro në muaj, pavarësisht nëse e bëni në iOS ose në një sistem Android.

Meta thotë se abonimi ka të bëjë me të gjitha llogaritë e lidhura me atë kryesore, të paktën deri në mars 2024. Deri më 1 mars 2024, abonimi fillestar mbulon të gjitha llogaritë e lidhura në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi. Megjithatë, duke filluar nga 1 marsi 2024, një tarifë shtesë prej 6 euro në muaj në web dhe 8 euro në muaj në iOS dhe Android do të aplikohet për çdo llogari shtesë të listuar në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.

Kompania Meta e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, ka vendosur që të aplikojë tarifë mujore për shfrytëzimin e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram në Evropë duke nisur nga nëntori 2023.

Në një njoftim zyrtar, Meta thotë se ka vendosur të aplikojë opsionin e pagesës së një abonim mujor për të përdorur Facebook dhe Instagram pa reklama.

Ky ndryshim prek njerëzit në Bashkimin Evropian, EEA (Zona Ekonomike Evropiane që përfshin Islandën, Norvegjinë dhe Lihteshtejnin), si dhe Zvicër. Vendet jashtë BE sipas njoftimit nuk përfshihen në rrjetet me pagesë ndaj Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk preken.

Nëse qytetarët evropianë nuk duan të paguajnë abonim mujor, ata mund të vazhdojnë t’i përdorin këto shërbime falas ndërsa shohin reklama.

"Në nëntor, ne do t’u ofrojmë njerëzve që përdorin Facebook ose Instagram dhe banojnë në këto rajone zgjedhjen për të vazhduar përdorimin e këtyre shërbimeve të personalizuara falas me reklama, ose do të abonohen për të mos parë reklama. Ndërsa njerëzit janë të abonuar, informacioni i tyre nuk do të përdoret për reklama", thotë Meta në njoftimin që citon noa.al.

Njerëzit në këto vende do të mund të abonohen me një tarifë për të përdorur produktet e Meta pa reklama. Në varësi të vendit ku blini, do të kushtojë 9,99 €/muaj në ueb ose 12,99 €/muaj në iOS dhe Android.

Pavarësisht se nga ku e blini, abonimi do të zbatohet për të gjitha llogaritë e lidhura në Facebook dhe Instagram në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.

Siç është praktikë për shumë abonime në internet, çmimet për aplikacionet në iOS dhe Android marrin parasysh tarifat që Apple dhe Google ngarkojnë përmes politikave përkatëse të blerjes.

Deri më 1 mars 2024, abonimi fillestar mbulon të gjitha llogaritë e lidhura në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.

Megjithatë, duke filluar nga 1 marsi 2024, një tarifë shtesë prej 6 €/muaj në ueb dhe 8 €/muaj në iOS dhe Android do të aplikohet për çdo llogari shtesë të listuar në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.

Meta thotë se u detyrua të marrë këtë vendim pasi Gjykata evropiane ka vendosur rregulla të reja për reklamat që u shfaqen përdoruesve në rrjete dixhitale. Sipas vendimit, reklamat nuk duhet të shfaqen pa pëlqimin e përdoruesit.

Në vendimin e saj, GJED-ja pranoi shprehimisht se një model abonimi, si ai që po aplikon tani Meta është një formë e vlefshme pëlqimi për një shërbim të financuar nga reklamat.

Ndërkohë, reklamuesit do të jenë në gjendje të vazhdojnë të drejtojnë fushata reklamimi të personalizuara në Evropë për të arritur tek ata që zgjedhin të vazhdojnë të marrin një shërbim online falas, të mbështetur nga reklamat.

Abonimi pa reklama do të ofrohet për personat e moshës 18 vjeç e lart, – tha Meta duke shtuar se, – ne po vazhdojmë të eksplorojmë se si t’u ofrojmë adoleshentëve një përvojë të dobishme dhe të përgjegjshme reklamash duke pasur parasysh këtë peizazh rregullator në zhvillim. /noa.al