Transmetuar më 20-11-2023, 17:40

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehet se i mirëpret propozimet e fundit për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjatë konferencës për media me presidenten, Vjosa Osmani ai tha se ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe paqes afatgjate.

“Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO’s… NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai.