Transmetuar më 05-12-2023, 16:50

Pas Shqipërisë, Kosovës, më pas Malit të Zi, tani edhe Maqedonia do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar, duke u bërë vendi i katërt në Ballkan që drejtohet nga shefa qeverie shqiptarë, raporton noa.al.

Duke nisur nga muaji janar 2024 dhe për mbi pesë muaj, vendi fqinjë do të drejtohet nga kryeministër shqiptar.

Ky zhvillim vjen pasi partitë politike u takuan një ditë më parë në Shkup dhe ranë dakord për mbajtjen në datën 8 maj 2024 të zgjedhjeve parlamentare.

Marrëveshja e koalicionit qeveritar mes BDI-së së Ali Ahmetit dhe LSDM-së që drejtohet nga kryeministri aktual Dimitar Kovacevski, para zgjedhjeve parlamentare, vendi do të qeveriset nga një qeveri me kryeministër nga radhët e BDI-së.

Liderët e partive politike parlamentare në takim në Kuvend u dakorduan që raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill.

Ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. do të mbahet më 8 maj.

Sipas afateve të parapara, zgjedhjet do të shpalleshin më së voni më 28 shkurt, ndërsa deri më 28 janar do të formohej Qeveria teknike.

Duke qenë se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do të mbahej më 8 maj, sipas afateve kushtetuese dhe ligjore, inaugurimi i Presidentit të vendit mund të mbahet më 12 maj dhe seanca konstituive e Kuvendit.

20 ditë më vonë, pra deri më 28 maj. Qeveria e re duhet të zgjidhet në fund të qershorit 2024.

Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare pritet të vazhdojë për të paktën 5 muaj.

/noa.al