Transmetuar më 05-12-2023, 23:07

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:17, kur një 44-vjeçar i identifikuar me iniciale M.S. ka qëlluar me armë dhe ka plagosur 49-vjeçarin me iniciale T.Sh në pjesën e këmbës.

Shkak mësohet se është bërë një konflikt i çastit mes personave të përfshirë, që ka degraduar në përdorimi ne armës.

Pas kujdesit shëndetësor të ofruar në spital dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve, personi është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit për trajtim të mëtutjeshëm.