Transmetuar më 10-12-2023, 23:09

Momenti i puthjes së Donaldi dhe Borës në “Big Brother Vip 1” ka qenë padiskutim një ndër videot më të klikuar të atij edicioni, e cila u bë virale në një kohë rekord.

Lidhur me këtë situatë, Donald Veshaj është pyetur ditën e sotme, në një intervistë të dhënë për “Galeri” drejtuar nga Edi Manushi.

Donladi ka treguar që është një moment shumë emocionues por që ai nuk ka patur guximin ta shohë si video, jo vetëm këtë por të gjitha videot e Big-ut.

Teksa në ekranin e madh, është shfaqur fotografia e Borës dhe Donaldit, ky i fundit ka thënë:

“Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta”,

E konsideruar nga statistikat, si video më e klikuar, Donaldi ka thënë:

“Unë nuk besoj shumë tek statistikat, se nuk rri t’i shoh dhe t’i kontrolloj por si emocione dhe moment ka qenë shumë i fortë dhe mendoj se është një nga ato emocione që nuk ka për t’u larguar ndonjëherë nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj. Ka qenë një emocion i vërtetë, një emocion i sinqertë, një situatë e komplikuar dhe një ndjenjë shumë shumë e fortë”.

I pyetur nga drejtuesi i programit nëse e ka diskutuar me Borën këtë moment, ai është përgjigjur:

“Ka patur diskutime, debate, sherre, luftë, bomba, mina dhe të gjitha. Kanë kaluar por unë personalisht që të futem dhe ta shikoj, nuk kam patur guximin ta bëj sepse nuk kam dashur t’i kthehem edhe njëherë emocioneve, e kam patur me frikë“.