Transmetuar më 28-12-2023, 09:49

SHBA- Një inxhinier i fabrikës "Tesla" është goditur nga një robot, i cili doli jashtë funksioneve të tij të zakonshme në fabrikën e kompanisë Giga Texas pranë Austin.

Dy dëshmitarë panë të tmerruar ngjarjen teksa inxhinieri u sulmua nga roboti që shërbente për të lëvizur pjesë alumini të makinave.

Roboti mbërtheu inxhinierin, duke i ngulur krahët në shpinë. “Daily Mail” ka zbuluar se kjo ngjarje e rëndë e shkaktuar nga roboti për herë të fundit ka ndodhur në vitin 2021, ndërsa asnjë ngjarje tjetër e ngjashme nuk është raportuar në raportet e Teslas deri në fund të vitit 2022.

Aksidentet e shkaktuara për shkak të bashkëpunimit me pajisjet robotike në kompanitë e mëdha, por edhe automjetet pa shofer, kanë bërë që shumë të ngrenë pikëpyetje për përdorimin e teknologjisë në këtë fazë të saj.