Transmetuar më 28-12-2023, 13:13

Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj prezantuan Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania.

Rama prezantoi edhe krijuesin e këtij asistenti, Eno, për të cilin tha se është koka e gjithë punës të tipit të AKSH-it për Inteligjencën Artificiale”.

“Ka mbaruar studimet në një nga shkollat më të mira. Ka vendosur të vijë në Shqipëri pavarësisht ofertave të shumta atje.”– tha Rama.

Nga ana tjetër, drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj foli për mënyrën se si “shërbëtori publik” do të funksionojë, duek treguar dhe llojin e pyetjeve që qytetarët mund t’i bëjnë.

“Si ta marr certifikatën e pronës time? A kam detyrime të papaguara? Si mund të aplikoj për pasaportë apo kartë identiteti? Asistenti shpjegon hap pas hapi të gjitha procedurat që i nevojiten qytetarit. Duke bërë pyetjen, asistenti të tregon edhe linqet përkatëse, ku duhet të klikojmë për të marrë informacionet që duam.

Çfarë pamë është një dëshmi e qartë që teknologjia na ofron dhe na e bën jetën më të lehtë më të thjeshtë. Është një hap i madh që asnjë qytetar nuk ndihet i lënë pas”, tha Karçanaj.