Transmetuar më 31-12-2023, 09:08

KOSOVË- E nesërmja është një ditë historike për qytetarët e Kosovës, të cilët do mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Nga 1 janari 2024, ata do të mund të udhëtojnë pa viza deri në 90 ditë në 27 shtete të zonës Schengen.

Rregullat për lëvizje të lirë përcaktojnë qartë se në rast të shkeljes së tyre, ka gjobë financiare dhe ndalim të hyrjes në Shengen deri në pesë vjet.

Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që i lejohet udhëtimi pa viza në këtë zonë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar që në vitin 2018 heqjen e regjimit të vizave, por vendimi politik është penguar nga disa shtete anëtare të BE-së.