Transmetuar më 31-12-2023, 11:16

Thashathemet për ndarjen e princ lekës nga Elia Zaharia dhe lidhja me fotografen, duket se nuk qenkan pa gjë.

Disa ditë më parë në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Princ Leka kishte nisur një lidhje të re me fotografen Blerta Celibashi.

Edhe pse asnjëri nuk e mohoi dhe nuk reagoi në lidhje me lajmin, mesa duket tashmë gjithçka ka marrë fund.

Princ Leka dhe fotografja janë ‘arratisur’ nga Shqipëria pas lajmit të bujshëm të lidhjes së tyre.

Sipas JOQ, ata janë parë së bashku në aeroportin e Budapestit duke iu shmangur syve kureshtarë. Duket se lidhja e shumë-përfolur ditët e fundit në media sapo u konfirmua!

Prej kohësh është përfolur ndarja e çiftit mbretëror ku aludohej se gjërat mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës nuk po shkonin mirë. Madje ka patur aludime në media edhe për tradhti nga ana e këtij të fundit ndaj princeshës.