Transmetuar më 01-01-2024, 14:43

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen.

Vajza e tij, Gresa, ka bërë një postim në Facebook ku uron babain e saj për ditëlindje. Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.

Postimi i plotë:

Babi

Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.

Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm. Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë. Urime ditëlindjen Babi! Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd