Transmetuar më 07-01-2024, 12:23

Përdoruesit e telefonave inteligjentë paralajmërohen që të fshijnë këto 17 aplikacione të rrezikshme para se të jetë tepër vonë

Ekspertët e teknologjisë po paralajmërojnë përdoruesit e telefonave inteligjentë të fshijnë 17 aplikacione të njohura financiare që janë gjetur të infektuara me malware.

Këta "kuaj" trojanë dixhitalë kanë potencialin për të vjedhur të dhëna të ndjeshme nga telefoni juaj, si p.sh. informacione financiare.

Të njohura si aplikacione SpyLoan, këto aplikacione problematike janë të përhapura në Play Store të Google – dhe disa janë zbuluar edhe në App Store të Apple, raporton noa.al duke cituar revistën Forbes.

“Që nga fillimi i vitit 2023, studiuesit [tanë] kanë vërejtur një rritje alarmante të aplikacioneve mashtruese në Android”, tha Lukas Stefanko, i firmës së sigurisë kibernetike ESET.

Ai shpjegoi se këto aplikacione tinzare – të cilat gjithashtu mund të gjenden në faqet e internetit të mashtrimit dhe në dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta – maskohen "si shërbime legjitime, duke premtuar qasje të shpejtë dhe të lehtë në fonde kredidhënieje".

Dhe, pasi të shkarkohen, këta ujqër dixhitalë me veshje dele instalojnë malware të sofistikuar që mund të bëjnë të rrjedhin një gamë e gjerë informacionesh personale nga përdoruesit që nuk ia kanë haberin", sipas ESET.

Të dhënat e rrëmbyera shpesh përfshijnë gjithçka, nga detajet e llogarisë deri te listat e kontakteve dhe madje edhe tekstet SMS.

ESET ka njoftuar Google për 18 aplikacione të tilla në Play Store. Por vetëm njëri prej tyre u hoq nga lista e zezë, të tjerët vazhdojnë të jenë të aksesueshëm.

Në përgjithësi, këto aplikacione kanë  gjeneruar më shumë se 12 milionë shkarkime nga Google Play vë në dukje ESET.

17 aplikacionet janë:

AA Kredit

Amor Cash

GuayabaCash

EasyCredit

Cashwow

CrediBus

FlashLoan

PréstamosCrédito

Préstamos De Crédito-YumiCash

Go Crédito

Instantáneo Préstamo

Cartera grande

Rápido Crédito

Finupp Lending

4S Cash

TrueNaira

EasyCash

Përdoruesit që zbulojnë ndonjë nga këto aplikacione në telefonin e tyre duhet t’i fshijnë ato menjëherë dhe më pas të ndryshojnë fjalëkalimet për pajisjen e tyre, llogaritë financiare dhe Wi-Fi.

Ata gjithashtu duhet të jenë në vëzhgim për simptomat e një virusi të mundshëm malware, duke përfshirë emailet ose sinjalizimet e dyshimta.

Ndërkohë, përdoruesit e smartfonëve duhet të instalojnë softuer antivirus, të vazhdojnë me përditësimet e telefonit, të përmbahen nga shkarkimi i aplikacioneve nga burime të palëve të treta dhe të marrin masa të tjera mbrojtëse kundër rrezikut të kontraktimit të malware. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd