Transmetuar më 09-01-2024, 20:05

Misioni i parë në Hënë në rreth 50 vite ka hasur në problematika, teksa ekipi amerikan që qëndron pas tij ka bërë me dije se anija “nuk ka shanse” të bëjë një ulje të butë në Hënë për shkak të një rrjedhje karburanti.

Astrobotic me bazë në Pittsburgh tha se kishte mjaftueshëm shtytës për të operuar mjetin e quajtur Peregrine si një anije kozmike. Mjetit fluturues pritet që t’i mbarojë karburant në rreth 40 orë, tha firma pak pas orës 17:00 të martën.

Peregrine hasi probleme pothuajse sapo doli nga maja e raketës së saj lëshuese të hënën.

“Duke pasur parasysh rrjedhjen e karburantit, nuk ka asnjë shans për një ulje të butë në Hënë”, tha Astrobotic në një deklaratë të postuar në X.

“Ekipi ka përditësuar vlerësimet e tij dhe ne aktualisht presim që të mbarojë karburanti në rreth 40 orë nga tani. Ekipi vazhdon të punojë për të gjetur mënyra për të zgjatur jetën operacionale të Peregrine”, zbuloi kompania.

Kur kanë kaluar 50 vjet nga koha kur thuhet se njeru i parë nga Toka shkeli në Hënë, dështime e pafund të misioneve drejt hapësirës vënë në dyshim faktin nëse vërtet në atë kojhë u ulën njerëz në satelitin e Tokës, apo e gjitha ishte një gënjeshtër e montuar. Kjo për faktin se Hënës tashmë nuk po i afrohen dot as satelitët pa njerëz?

Ndërkohë India nga ana e saj shfaqi pamjet e uljes së një anije në anën e errët të hënës, ndërsa kinezët thonë se e kanë nisur tashmë misionin. ndoshta NASA nuk është më e lavdishme si dikur. teknologjia po zvendoset në anën tjetër të globit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd