Transmetuar më 11-01-2024, 23:15

Arbër Hajdari ka dhënë lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë. Ai ka postuar një foto me vajzën e porsalindur teksa e mban në duar dhe uron që të ketë jetë sa më të gjatë.

“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri bashkangjitur fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd