Transmetuar më 28-01-2024, 18:35

Shefi i kuzhinës dhe sipërmarrësi, Alfio Rrotani, ka qenë i eleminuar i parë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip 3”.

Ditën e sotme, Alfio ka qenë i ftuar në programin “Big Brother Vip Fan Club”, i cili ka folur më shumë për lojën e tij në këtë format si edhe ish-partneren e tij, Fatma Methasani.

I pyetur nga drejtuesja e programit, në lidhje me largimin e tij dhe se çfarë do bënte ndryshe, ai është shprehur:

“E kam thënë gjithmonë që nuk do bëja asgjë ndryshe. Thjesht do vazhdoja të sillesha kështu, po i pëlqeva publikut mirë, po nuk i pëlqeva do dal. Kam ndejtur pak në heshtje por nuk kapem me debate të kota pa patur një arsye të fortë”.

Sa i përket marrëdhënies së tij me ish-partneren e tij, Fatma, ai është shprehur sërish se supa është ftohur dhe nuk mund të ngrohet më. Mirëpo, i ngacmuar nga Ina Kollçaku nëse ende ka dashuri mes tij dhe Fatmës, Alfio është shprehur:

“Pavarësisht se jemi të ndarë, ne ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë dhe ajo është mamaja më perfekte që mund të ketë djali im. Kam një lloj emocioni gjithmonë të mirë për të kështu që edhe pse rrugët tona janë ndarë, ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë”.

“Domethënë supa nuk është ftohur”, ka shtuar Ina.

“Tani varet”, përfundoi Alfio.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd