Transmetuar më 04-02-2024, 10:19

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës. Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë.

Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

“Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Stano.

Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Stano.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd