Transmetuar më 04-02-2024, 21:25
Specialistë të zonave të mbrojtura gjatë një inspektimi në parkun kombëtar të Prespës, konstatuan një sorkadhe të rënë në kurth nga gjuetarët e paligjshëm të këtyre kafshëve.
Fatmirësisht sorkadhja u konstatua në kohë dhe u arrit të lirohej nga kurthi dhe të kthehej në habitatin e saj në natyrë.
Kjo është një mënyrë tjetër që gjuetarë të papërgjegjshëm po përdorin kurthe për të kapur kafshë, duke eliminuar përdorimin e armëve.
Disa kohë më parë specialistët e zonave të mbrojtura shpëtuan në juglindje edhe një ari që kishte rënë në kurth.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd