Transmetuar më 11-02-2024, 11:28
Foto ilustruese
Kamëz, 11 shkurt 2024 /noa.al – Një vajzë në moshë të re ka humbur jetën në rrethana të paqarta pasi ra nga lartësia e apartamentit ku jetonte me qira.
Ngjarja ndodhi natën e mbrëmshme, rreth orës 23.00, në rrugën "Teuta", në Kamëz, raporton noa.al.
E reja S.A., ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.
Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se e reja ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga pallati. Motivet janë të paqarta. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd