Transmetuar më 12-02-2024, 14:47

Julian Deda dhe Romeo Veshaj kanë shkaktuar mjaft të qeshura mbrëmë te disa banorë që ndodheshin në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Me dy aktorët e njohur ishin jashtë Heidi Baci, Elvis Myrta, Erjola Doçi, Françeska Murati dhe Egla Ceno.

Juli ishit i ulur në njërin nga divanet dhe i mbuluar me jorgan. Në një moment Romeo e pyet nëse mund të shkojë të shtrihet me të dhe ai i tha “hajde”.

Këtu nisin te qeshurat mes banorëve, ku më pas Heidi shkon dhe shtrihet me Françeskën. Kjo e fundit me shaka pyet Romeon ‘nëse është xheloz, pasi ato ishin xheloze për të dhe Julin’.

Pjesë nga biseda:

Romeo: A të vij dhe unë?

Juli: Hajde zemër

Elvisi: Opa, jo mos u shti ashtu

Romeo-Julit: Natën shpirt

Heidi: Sa qejf është ashtu, sa ngrohtë është kur të përqafojnë

Romeo: O Juli

Juli: Për kokën tënde tani

Françeska: Romeo që ta kesh parasysh, hera e parë që Heidi futet në krevat me mua. A je xheloz?

Romeo: Për kë?

Françeska: Se ne jemi shumë xhelozë për ju

Romeo: O Juli

Juli: Epo lëre tani, nuk jam unë, është karma ime.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd