Transmetuar më 12-02-2024, 19:48

Transgjinorja nga Suhareka, Edona James, ka qenë një nga personazhet më të komentuar gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo bëri bujë të madhe, teksa ka qenë origjinale, pozitive dhe tërësisht pa filtra.

Pas përfundimit të spektaklit, bukuroshja është shfaqur live disa herë në TikTok.

Në një video që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, komentuesit duket se e kanë thirrur me emrin e saj kur ishte djalë, Kujtim. Reagimi i saj ishte epik, por që e ka marrë me sportivitet duke thënë: “Kujtojnë njerëzit se kur ma përmendin emrin Kujtim më dhemb zemra”.

Biondja u rendit e katërta në finalen e Big Brother, ku fitues u shpall Lumbardh Salihu.Ai arriti të fitojë plot 144 mijë euro nga ky edicion i dytë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd