Transmetuar më 28-02-2024, 11:43

U vidhen llogaritë në rrjetet sociale dy personave në Elbasan. pas kësaj ata kanë kryer denoncim në polici.

Ditën e djeshme, shtetasja N. S., 37 vjeçe dhe shtetasi V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Elbasanit kanë administruar menjëherë 2 kallëzimet dhe vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësitë e rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd