Transmetuar më 04-03-2024, 16:14

Nuk pini kafe gjashtë orë para se të shkoni në shtrat, keni fikur të gjitha pajisjet elektronike, keni errësuar dhomën, keni fikur ngrohjen në shtëpi, por ende nuk mund të bini në gjumë?

Ndoshta mund të jeni duke neglizhuar aspekte të tjera të dietës suaj, thonë ekspertët e gjumit.

Mjekët ndanë me HuffPost që citon noa.al, një listë të ushqimeve që kushdo që vuan nga pagjumësia duhet të shmangë.

Ato janë shtatë më kryesoret:

Së pari zhdukni ushqimin pikant në orët para gjumit të natës. Edhe nëse dikur do t’ju zërë gjumi, do të jetë i parehatshëm dhe plot etje.

Së dyti mos hani pica, por edhe ushqime që kanë salcë domatesh.

Së treti, jo burgers para gjumit. Dhe katër të tjerat janë akullore qumësht, ujë me lëndë të gabuara, apo kafeinë, si dhe çaj nenexhiku.

Çfarë duhet të hani në vend të ushqimit të ndaluar?

Përmbajuni karbohidrateve komplekse të pasura me fibra, si orizi i zi, thjerrëzat, buka integrale, si dhe proteinat pa yndyrë si pula dhe peshku.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd