Transmetuar më 06-03-2024, 08:28

Ndoshta ju pëlqen të filloni ditën tuaj me një dush për t’ju zgjuar në mëngjes, ose ndoshta ju pëlqen të bëni një dush të këndshëm dhe relaksues para gjumit.

Një mjek më në fund i është përgjigjur pyetjes nëse është vërtet më mirë të laheni në mëngjes apo në mbrëmje.

Dr. Jason Singh në Virginia, SHBA, doli në mediat sociale për të shprehur pikëpamjet e tij mbi debatin dhe për t’u shpjeguar të dyja palëve të debatit, avantazhet e dushit në mëngjes dhe në mbrëmje.

PSE DUHET TË BËNI dush në mëngjes?

Mjeku tha se ‘trupi juaj mund të grumbullojë mikrobe si bakteret dhe kërpudhat gjatë natës’.

Dr. Singh thotë se kjo ndodh “përmes proceseve të tilla si djersitja dhe derdhja e qelizave të lëkurës”.

"Nënprodukti i këtyre krijon një erë, kështu që dushi i mëngjesit pastron çdo bakter të grumbulluar dhe sekrecione të lëkurës."

Prandaj, nëse bëni dush në mëngjes, e nisni ditën me ‘lëkurë më higjienike’.

Por, PSE DUHET TË BËSH DUSH NATËN?

Por doktori gjithashtu thotë se dushi natën ofron "tre efekte të ndryshme".

Së pari, thotë ai, uji i nxehtë bën të mundur çlirimin e ‘melatoninës’, një hormon që nxit gjumin. Më pas, kur thaheni, trupi juaj përgatitet për një gjumë më të mirë.

Një përfitim tjetër është se pastron ‘gjithë papastërtitë e ditës’.

Së treti, nëse keni një trup me lëkurë më të thatë ose më të ndjeshme, dushi gjatë natës ‘është një mënyrë më e mirë për të ndihmuar në hidratimin e lëkurës tuaj’.

Pra, CILA ËSHTË KOHA MË MIRA PËR DUSH?

Në thelb varet se cili nga këto përfitime është më tërheqës për ju.

Mjeku thekson: “Në përgjithësi dushi i natës ka më shumë përfitime, por dushi i mëngjesit në fakt ka një përfitim jo të vogël, që është higjiena më e mirë”, citon noa.al.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd