Transmetuar më 06-03-2024, 08:38

Një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve, WhatsApp, po prezanton ndryshime të mëdha.

Edhe pse funksionet e reja po shtohen vazhdimisht në këtë aplikacion, kjo është një risi e madhe – ndoshta më e madhja deri më tani.

Domethënë, WhatsApp së shpejti do të bëhet “i hapur” edhe për aplikacionet e palëve të treta.

Kjo do të thotë që ju do të mund të komunikoni drejtpërdrejt nga WhatsApp me njerëz që përdorin Viber, Signal ose një aplikacion tjetër të ngjashëm.

Meta, kompania që qëndron pas këtij aplikacioni, vendosi ta përdorë këtë veçori për shkak të ligjit të ri që do të zbatohet në Bashkimin Evropian, raporton noa.al.

WhatsApp, i përket grupit të aplikacioneve kryesore, ndaj i nënshtrohet rregullave më të rrepta që duhet të respektojë.

Për këtë veçori ende nuk ka një datë të caktuar, përveçse dihet se do të vijë së shpejti.

Ajo që dihet tani është se mesazhet nga aplikacionet e tjera nuk do të shfaqen si të tjerët, por në një inbox të veçantë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd