Transmetuar më 08-03-2024, 19:21

Fibank është vlerësuar për performancë të jashtëzakonshme në segmentin B2B përgjatë vitit 2023 si mirënjohje ndaj partneritetit të frytshëm me VISA, raporton noa.al.

Programi i shpërblimeve, i krijuar për të nxitur bashkëpunimin midis Fibank dhe VISA thekson performancën shembullore të Fibank në segmentin B2B. Këto shpërblime nënvizojnë gjithashtu angazhimin e VISA për të nxitur një partneritet të fortë me Fibank.

Në fokusin e Fibank, edhe për vitin 2024 vijon të mbetet stimulimi i pagesave me anë të kartave, si një mjet i shpejtë, efiçent dhe i sigurtë pagese. Gjatë vitit do të ketë disa fushata të ndërmarra jo vetëm nga Fibank, por edhe me mbështetje të plotë nga Visa për të arritur këtë qëllim.

Elona Labinoti

Elona Labinoti – Chief Operational Officer, tha:

“Duke ndjerë kënaqësinë ashtu si edhe përgjegjësinë e rritur pas këtij vlerësimi, Fibank angazhohet të vijojë rrugëtimin së bashku me partnerin VISA për të ofruar më tej një shërbim pionier ekselent për portofolin e klientëve tanë kartëmbajtës dhe për çdo klient tjetër që dëshiron të marrë një shërbim të tillë duke zgjedhur të aplikojë për një kartë nga Fibank”.

Ndërsa festojmë suksesin e partneritetin tonë me VISA, Fibank angazhohet të vijojë rrugëtimin së bashku me partnerin VISA për të ofruar më tej një shërbim pionier ekselent për portofolin e klientëve kartëmbajtës dhe për çdo klient tjetër që dëshiron të marrë një shërbim të tillë duke zgjedhur të aplikojë për një kartë nga Fibank.

Përgjatë vitit 2024 Fibank thotë se synon "të revolucionarizojë përvojën e përdorimit të kartave bankare për klientët tanë të çmuar".

Si pjesë e përkushtimit tonë për të ofruar zgjidhjet më të mira, duke kombinuar ekspertizën e Fibank në sistemin bankar të ndërthurur me teknologjitë më të avancuara të ofruara nga VISA si lider në pagesat dixhitale Fibank është krenare të vijojë ngushtësisht bashkëpunimin strategjik me VISA dhe së bashku të prezantojmë një sërë përfitimesh të cilat synojnë përmirësimin e përvojës së kartëmbajtësve dhe përmbushjen e nevojave në zhvillim të konsumatorit në tregun lokal, pohon banka e vlerësuar për “Arritje të shkëlqyera në segmentin B2B për 2023” nga VISA International.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd