Transmetuar më 11-03-2024, 11:45

Sipas horoskopit të Paolo Fox, fundi i muajit do të rezervojë jo pak surpriza për shenjat e zodiakut.

Dielli do të hyjë në shenjën e Dashit më 20 Mars dhe do të nisë sezonin e shenjës së parë të zjarrit të zodiakut, raporton noa.al.

Megjithatë, mos u mashtroni. Pavarësisht kalimit të Diellit tek Dashi, tri shenjat e ujit do të favorizohen nga forcat kozmike: Ato janë Peshqit, Gaforrja dhe Akrepi.

Fundi i marsit, në fakt, parashikon një përqendrim të lartë të yjeve në hapësirën zodiakale të Peshqve: një kusht me fat astrologjik për shenjat e bashkuara nga elementi i ujit.

Pas një dimri për të thënë më e pakta i lodhshëm, këto tre shenja do të jenë në gjendje të rikthehen në krye.

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, fundi i marsit do të ketë tranzite të reja që do të prishin ekuilibrin e shenjave të zodiakut.

Ata që paguajnë çmimin më të lartë do të jenë Virgjëresha, Binjakët dhe Shigjetari, tre shenja që nuk përputhen me sezonin e Peshqve.

Më 20 mars, Dielli do t’i thotë lamtumirë Peshqve për t’u zhvendosur në Dashi aty pranë, pranë Mërkurit.

Një pasazh që do t’i japë Shigjetarit, Luanit dhe Dashit më shumë vitalitet dhe dëshirë për të bërë gjëra.

Marsi do të largohet nga Ujori për t’u ulur në Peshqit dhe do të bashkohet me Saturnin, Venusin dhe Neptunin.

Një pasazh që do u sjellë shumë fat shenjave të ujit, sidomos nga pikëpamja sentimentale.

Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit do të mund të rifitojnë qetësinë me partnerin/en dhe të rizgjojnë pasionin që dukej i fjetur.

Zemrat e vetmuara mund të krijojnë një njohje të veçantë, të krijojnë një miqësi të dashur, ndërsa çiftet në krizë do të kenë më shumë shanse për të shëruar mosmarrëveshjet e tyre.

Sipas horoskopit të Paolo Fox, një tjetër ngjarje mund të rezervojë disa surpriza për shenjat e zodiakut. Më 25 mars një Hënë e Plotë magjepsëse do të shkëlqejë lart në qiellin e Peshores dhe do të përqendrojë rrezet e saj tek Ujori, Binjakët, Luani dhe Shigjetari. Kush e di, ndoshta atë ditë ndonjë person beqar mund të takojë shpirtin e tij binjak…

Më poshtë janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike të fundit të marsit:

20 Mars : Dielli hyn tek Dashi; 22 Mars : Marsi mbërrin te Peshqit, së bashku me Venusin dhe Saturnin; 25 mars : një Hënë e plotë e bukur në shenjën e Peshores; 30-31 Mars : kalimi i Hënës në Shigjetar.

Lajm i keq për këto shenja të horoskopit

Nëse shenjat e ujit mund të llogarisin favorizimin e yjeve për ta mbyllur muajin në mënyrë pozitive, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shenjat e tjera.

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, dhjetëditëshi i fundit i marsit mund të shkaktojë disa momente tensioni të madh për Shigjetarin, Virgjëreshën dhe Binjakët.

Tre shenjat do të duhet të merren me planetët e grupuar në qiellin e Peshqve: dashuria dhe jeta familjare, në veçanti, mund të vuajnë pasojat më të këqija dhe të vihen nën presion nga diskutimet më të nxehta.

TË 12 SHENJAT | Horoskopi për muajin Mars 2024 nga Paolo Fox

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd