Transmetuar më 12-03-2024, 19:27

PRISHTINË- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë me dije se dje në Kosovë kanë zbarkuar disa ushtarë të rinj gjerman, si hap i parë drejt rritjes së pranisë ushtarake në Kosovë.

Gjithashu Rohde ka thënë se Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësitë e saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Rohde ka thënë se këta ushtarë gjermanë kanë arritur dje në Kosovë për të përgatitur terrenin për një rritje tjetër të kontingjentit gjerman në Kosovë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd