Transmetuar më 14-03-2024, 12:34

Është ndarë nga jeta Ragip Jashari, njëri nga bashkëluftarët më të afërt të komandantit Adem Jashari. Lajmin e kanë të ditur familjarët e tij në rrjetin social në “Facebook”.

“Familjar, miq, bashkëlutëtarë,shokë e dashamirë me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund të ndiqni një video që ka përgatitur “Klan Kosova”, me rrëfimin e Ragip Jasharit, kur pati treguar momentin e parë kur forcat serbe kishin rrethuar familjen Jashari.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd