Transmetuar më 20-03-2024, 00:08

Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara shpallën Ditë ndërkombëtare të Lumturisë.

Ajo ditë është 20 marsi, që është po ashtu edhe dita e parë e pranverës dhe kemi plot e plot arsye për të na qeshur fytyra dhe të jemi të lumtur.

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Për të festuar, njerëz në të gjithë botën organizohen dhe u sjellin lumturi të tjerëve.

Në disa studime të tjera, të kryera gjatë viteve të fundit, lumturia është zhvilluar bazuar në idetë e vetë mënyrës së jetesës, nëse ajo është me kuptim dhe me qëllim.

Por një përgjigje e vetme dhe definitive nuk është nxjerrë asnjëherë.

Të famshmit për lumturinë

“Numëroni moshën sipas miqve, jo sipas viteve. Vlerësoni jetën sipas buzëqeshjeve, jo sipas lotëve”. (John Lennon)

“Çdo minutë zemërimi ju shkakton humbjen e gjashtëdhjetë sekondave lumturi”. (Ralph Waldo Emerson)

“Lumturi është kur ajo që mendoni, ajo që thoni dhe ajo që bëni janë në harmoni”. (Mahatma Gandhi)

“Lumturia nuk është diçka që ju ofrohet si e gatshme. Ajo vjen nga vetë veprimet tuaja”. (Dalai Lama XIV)

(Legjenda: Sipas Michael Busseri, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin Brock, në pjesën më të madhe lumturia varet nga vetë fakti se si njerëzit e përcaktojnë atë)./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd