Transmetuar më 16-03-2024, 07:58

Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira disi më të dendura do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar momente me pika shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të papërfillshëm.

Kosova

Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave por gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen edhe më të dukshme ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 17°C në zonat Jugperëndimore të Kosovës.

Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd