Transmetuar më 16-03-2024, 09:12

PRISHTINË- Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2 mijë e 239 monedha metalike të falsifikuara. Mësohet se policia ka nisur hetimet për këtë rast. Ndërkohë monedhat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtejshëm.

Më tej në njoftimin e policisë mësohet se rastin e ka denocuar nhë zyrtar i BQK-së.

“FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd