Transmetuar më 16-03-2024, 13:25

SHBA- Dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump Jared Kushner ka ndarë disa nga pamjet e projekteve që ka për të investuar në Shqipëri. Ditën e djeshme doli lajmi në mediat e huaja Neë York Times dhe Bloomberg se Kushner ka për të investuar në bregdetin shqiptar dhe në zonat e mbrojtura të vendit tonë. Kushner me anë të një postimi në Instagram, ka publikuar disa pamje, që pritet të marrin investimet e tij në Shqipëri, kryesisht në ishullin e Sazanit.

"Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projektimit për projektet e që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit,"-shkruan Kushner.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd