Transmetuar më 18-03-2024, 07:15

Sipas MeteoAlb do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët. Territori Shqiptar deri pas -mesditës kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore por nuk priten reshje.

Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë C vlera më e ulët deri në 17 gradë C vlera maksimale në rang territorit.

Era do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd