Transmetuar më 18-03-2024, 21:29

Pyetje: A do t’i rregullojë marrëdhëniet mes Ramës dhe Trump ky investim? Pse shqiptarët duhet të votojnë Trump, çfarë do ndryshojë për to?

Grenell: Unë jam konservator, besoj ne parime konservatore. Sektori privat zgjeron ekonomine, jo qeveria. Shqiperia e njeh historine e vet dhe kur sektori privat kontrollohet nga qeveria, kjo gje sjell probleme. Sa i perket ketij projekti, nuk është politik, dhe do të punojmë çdo udhëheqës që zgjedhin shqiptarët. Duhet të votojnë Turmpin sepse nuk do të kishte luftë në Ukrainë, as në Ballkan. Po të hehim sytë përreth, administrata e Biden u kthye mbrapa. BE u tkurr sepse nuk u kontrolluar çështja e emigracionit. Për këtë Britania zgjodhi BREXIT. Në SHBA ndiqen rregulla për emigracionin, duhet të kesh leje për tu futur në SHBA.

Richard Grenell: E zgjodhëm se Shqipëria ndryshe nga Greqia. Më pëlqen sa i paprekur dhe i virgjër është bregdeti shqiptar. Do të ketë mijëra të punësuar sapo të përfundojë projekti. Sapo të marrim miratimin që do të jetë në përputhje me qeverinë shqiptare. Ende nuk kemi një afat kur do ta marrim miratimin, ndonëse jemi gati për ta nisur projektin. Bëmë kërkimet tona dhe arritëm në përfudnimin se cila zonë do të ishte më e mira për të investuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd