Transmetuar më 20-03-2024, 08:16

SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar për mediat serbe se Serbia aktualisht është më afër NATO-s se Kosova.

Hill i është përgjigjur pyetjes nga gazetari serb i RTS për qëndrimin e Uashingtonit ndaj UÇK’së gjatë kohës së luftës ku u shpreh se Serbia është më afër NATO-s.

Gazetari: Një pyetje na shqetëson që nga viti 1999, në këtë rast që nga viti 1998. Si ndryshoi statusi i UÇK-së nga një organizatë terroriste, siç i ka etiketuar fillimisht Departamenti i Shtetit, në një partner të pranueshëm?”

Hill:E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova. Kjo sepse…

Gazetari: Po mendoni aktualisht?

Hill:Për momentin po. Kjo tani është shumë e vërtetë. Pra, ju sigurisht e dini se ne punojmë çdo ditë me ushtrinë serbe. Ne kishim stërvitje, kishim një sërë gjërash me ushtrinë serbe.

Kështu që nuk jam i sigurt se mund ta pranoj premisën e pyetjes, sepse ne po bëjmë shumë më tepër së bashku tani sesa me UÇK-në apo çfarëdo që doli prej tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd