Transmetuar më 21-03-2024, 15:27

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Isa Boletini’ në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë në ashensor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali, brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes për ndihmë, ku kanë gjetur trupin e viktimës, vdekjen e të cilit e konstatoi ekipi mjekësor.

Sipas informacioneve, viktima nuk është identifikuar ende për shkak se nuk kishte me vete dokumente identifikuese, teksa dyshimet e para janë që ai është shtetas i Shqipërisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd