Transmetuar më 22-03-2024, 21:41

MOSKË- Pas sulmit masiv me të vrarë në Moskë, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të thërrasë nesër një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me të shtënat në Moskë.

Presidenti Vuçiç e ka caktuar seancën për në orën nëntë të mëngjesit.

Të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën në një të shtëna masive që ndodhën në sallën e koncerteve "Crocus City" në Moskës.

Të paktën pesë persona të maskuar me uniformë kanë hapur zjarr.

Gjithashu sulmuesit përdorën eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për sulmin në kryeqytetin rus.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd