Transmetuar më 23-03-2024, 08:58

Sipas MeteoAlb, pritet rritje e vlerave duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe të ngrohtë përgjatë gjithë paradites, ndërsa orët e pasdites sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm ku herë pas here në juglindje do të jenë në formë rrebeshi.

Ndërkohë; situata termike; do të sjellë rritje të temperaturave në vlerat minimale, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera min deri në 22°C vlera max në rang territori e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore me origjinë perëndimore do të kushtëzojnë në Territorin e Kosovës; mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri në orët e pasdites kur priten kalime vranësirash të shpeshta si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës; megjithëse vranësirat e dukshme do të jenë prezente nuk priten reshje në territor.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në

mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 16°C. Ndërkohë; parametri i Erës nuk paraqitet problematik duke bërë që Era; të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd