Transmetuar më 23-03-2024, 09:53

Një aksion madhor ka nisur nga policia ruse për kapjen e 3 pjesëtarëve të Shtetit Islamik, pas sulmit terrorrist që vrau të paktën 60 persona në një vend ku mbahej një koncert në periferi të Moskës.

Rreth 150 persona gjithashtu po luftojnë për jetën pasi terroristët të armatosur e të veshur me kamuflazh hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve të koncertit në sallën e qytezës Crocus mbrëmë.

Autoritetet ruse bëjnë përgjegjës për sulmin 3 persona të cilët dyshohet se janë ende në arrati. Kjo është një nga mizoritë më të mëdha të ndodhur në Rusi vitet e fundit, ku janë publikuar edhe pamje teksa agresorët qëllojnë në mënyrë të përsëritur ndaj civilëve që bërtisnin të përfshirë nga paniku dhe tentonin të strukeshin për të shpëtuar jetët.

Është verifikuar gjithashtu se terroristët më pas hodhën edhe një granatë duke bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi në sallën e koncerteve në periferinë veriore të Moskës.

Të pranishmit në festë shkuan në vendngjarje për grupin e rock-ut të epokës sovjetike “Picnic” që do performonte në orën 20.00, kohë kur filloi masakra.

Por para se të fillonte muzika, personat e armatosur dolën përpara turmës dhe filluan të hapnin zjarr. Dhjetëra persona u fshehën pas sediljeve në sallë ose nxituan drejt hyrjes së bodrumit për t`i shpëtuar plumbave.

Kjo ngjarje solli kujtime të tmerrshme nga sulmi i Shtetit Islamik në sallën e koncerteve Bataclan në Paris në vitin 2015, kur 89 persona u qëlluan për vdekje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd