Transmetuar më 23-03-2024, 10:00

Autorët dhe organizatorët e sulmit terrorist të së premtes në një vend ku mbahej concert në Moskë duhet të ndiqen pa mëshirë, ka këmbëngulur ish-Presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Të paktën 60 persona u vranë dhe mbi 150 të tjerë u plagosën kur disa të armatosur hapën zjarr brenda hollit të qytezës Crovus dhe më pas vazhduan të shtënat në vendin ku mbahej koncerti.

Medvedev aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një postim në Telegram mbrëmjen e së premtes, ai ka dërguar ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve duke inkurajuar gjithashtu të afërmit e të plagosurve.

“Terroristët njohin vetëm terrorin si përgjigje. Asnjë gjyq apo hetim nuk do na ndihmojë nëse forcës nuk i përgjigjemi me forcë, dhe vdekjeve me ekzekutimet e terroristëve,” shkruajti ai, duke theksuar se “kjo është mënyra si funksionon bota”.

“Nëse këta terroristë rezilton të jenë pjesë e regjimit të Kievit, ne nuk mund të merremi me ta dhe me frymëzuesit e tyre me ideologji ndryshe. Të gjithë ata duhet të kapen dhe shkatërrohen pa mëshirë si terroristë, përfshirë zyrtarët e shtetit që kryen një mizori të tillë,” tha ai.

“Vdekje për vdekje”

Fjalët e Medvedev i bënë jehonë linjës së Presidentit rus, Vladimir Putin, të shprehur në vitin 1999, kur ai ishte kryeministër i sapoemëruar gati për të nisur një operacion anti-terrorist në Kaukazin e Veriut.

“Do t`i ndjekim terroristët kudo,” tha Putin në atë kohë. “Nëse do i gjejmë në tualet, do i shkarkojmë në WC,” tha Putin atëherë e më pas duke kujtuar se “fjala që ai përdori mund të ishte e pakëndshme por ishte e ndershme dhe e sinqertë”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd