Transmetuar më 23-03-2024, 13:20

Automjeti përplas biçikletën në aksin Laç-Patok, drejtuesi i mjetit me dy rrota dërgohet në spital.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor “Laç-Patok”, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.

Ajo tha se automjeti me drejtuese shtetasen E. Ll., ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. D., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Ky shtetas po transportohet në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore, tha policia.

Ajo shtoi se grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd