Transmetuar më 23-03-2024, 19:25

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u arrestua sot me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë ka dhënë leje për ndërtimin e një objekti në shkelje me ligjin.

Veç tij, gjykata antikorrupsion aprovoi arrest me burg dhe për pronarin e tokës, kurse për tre të tjerë u vendos arrest shtëpie.

Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar.

Beleri u dënua për shitblerjet votash dhe njihet si një kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro.

Hetimi ndaj Goros, që me arrestimin e tij, bashkia e Himarës ngelet pa kryetar, kulmoi gjatë vjeshtës, atëherë kur veç tij i thirr për tu pyetur edhe investitori strategjik Artan Gaçi bashkëshorti i Olta Xhaçkës.

Megjithatë hetimi i SPAK ngriti pikëpyetje për veprimtarinë e Goros dhe të dyshuar të tjerë qe vlerësohen se u implikuan në falsifikim dokumentash në shkelje të ligjit.

Por krahas kësaj padie SPAK i është referuar dhe raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkiakut të Himarës.

Gjetja më e rëndësishme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd